PriGlobal 2023. Foto: KALLXO.com.

Nis java e filmit ‘PriGlobal’ në Prishtinë

Me shfaqjen e filmit “Our happiest days” (Nuestros días más felices) të Sol Berruezo Pichon-Rivière nga Argjentina, ka nisur mbrëmë java e filmit artistik ndërkombëtar “PriGlobal” në Kino Armata në Prishtinë.

Kjo javë e filmit organizohet në kuadër të programit vjetor të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë- “PriFest”.

Gjatë kësaj jave do të shfaqen për publikun filma të përzgjedhur artistik të metrazhit të gjatë nga vende të  ndryshme të botës. Festivali ka karakter garues dhe në mbyllje do të shpallet edhe filmi më i mirë. Në garë për më të mirin janë pesë filma.

 Armend Zeqiri, menaxher në “Prifest” tha në hapej të PriGlobal se  përveç shfaqjes së filmave në kuadër të kësaj jave do të ketë një punëtori me aktorin dhe regjisorin Shahar Rozen.

“Vorkoshopi do të mbahet në Kino Armata dhe është i hapur për të gjithë. Ndërsa, të premten pas shfaqjes së filmit  ‘Ducks, An Urban Legend’ do të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve ku juria në  përbërje të Visar Morinës, Ilir Vincës dhe Burim Mustafa do të shpallin edhe filmit fitues”-tha Zeiqir.

Zeqiri tha se pas përfundimit të javës së filmit “PriGlobal” më 28 prill, në qershor do të mbahet aktivitete tjetër i “Prifestit”, java e filmit dokumentar, “PriDox”. Programi “PriDox” do të mbahet nga 6 deri më 10 qershor 2023.

Programi i “ProGlobal”: