Rikthehet ‘Prishtina Jazz Festival’

Pas një pauze disa vjeçare po rikthehet në kryeqytetin e Kosovës, festivali “Prishtina Jazz Festival”.

Ky festivali nis nesër më 3 maj, ndërsa mbahet deri më 6 maj 2023.

Festivali mbahet nën patronatin e Komunës së Prishtinës, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë. Koncertet në kuadër të këtij festivali do të mbahen në  Teatrin “Oda”, më  3 dhe 4 maj dhe në Kino Armata, më 5 dhe 6 maj 2023.

Organizatorët e këtij festivali kanë bërë të ditur se në këtë festival  do të prezantohen muzikantë të njohur botërorë edhe vendas të muzikës xhaz (Jazz).

Të gjitha koncertet, sipas njoftimit nisin në ora 21:00.