‘Fiction Fest', prezanton krijimtarinë e Qosjes në ditë e dytë të tij

Dita e dytë e Edicionit të I-rë të prozës, “Fiction Fest”, që do të vazhdojë sot në mbrëmje duke filluar nga ora 18:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ‘Pjetër Bogdani”, do t’i kushtohet tërësisht krijimtarisë letra shkrimtari Rexhep Qosaj.

Gjatë këtij takimi, aktori Faris Berisha do të lexojë fragmente nga romanet e Rexhep Qosjes dhe më pas do të ketë edhe diskutim me autorin.

Rexhep Qosja është njëri nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe.

Është autori i veprave letrare,  “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Një dashuri dhe shtatë faje”, “Nata është dita jonë”, “Bijtë e askujt”, “I ringjallur i penduar”.

Festival i Prozës “Fiction Fest”,  i pari i këtij lloj në vend dhe që  dedikohet vetëm prozës artistike, ka nisur dje me prezantim të disa prej krijuesve të njohur shqiptar dhe të huaj.