Të premten nis edicioni i dytë i 'Fiction Fest'

Edicioni i Dytë i Festivalit të Prozës Artistike, “Fiction Fest” nis nesër, më 08 nëntor 2019, në ora në 9:00 në “Europe House” me prezantim të shkrimtarëve shqiptarë dhe të huaj.

Dy netët e para të festivalit, më 8 dhe 9 nëntor 2019 mbahen në “Europe House” në Prishtinë, ndërsa pritet që gjatë ditëve të festivalit, shkrimtarë shqiptaarë dhe të huaj të prezantojnë krijimet më të mira të tyre në gjininë e prozës.

Ndërkaq, në ditën e tretë e festivalit pjesëmarrësit e këtij festivali do ta vizitojnë Janjevën, ku do të ndalen në shtëpinë-muze të Shtjefën Gjeçovit, me çrast do të ketë lexime të prozës artistike nga shkrimtarët pjesëmarrës në “Fiction Fest”.

Festivali organizohet nga Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi”, mbështetur edhe nga “Europe House” në Prishtinë.