Më 4 tetor nis festivali ndërkombëtar i prozës ‘Fiction fest’

Për dy ditë më radhë më 4 dhe 5 tetor në Prishtinë do të mbahet Edicioni i Parë i Festivalit Ndërkombëtar të Prozës, “Fiction fest”.

Pjesë e këtij eventi do të jenë emra të njohur e të respektuar të letërsisë shqipe dhe asaj të përbotshme: Rexhep Qosja, Donika Dabishevci, Srdjan Tesin, Virion Graçi, Stefan Boshkoviq, Dimitar Samardjev dhe Almira Gashi

Një mbrëmje e veçantë, nata e dytë do t’ i kushtohet shkrimtarit Rexhep Qosaj, dhe do të mbahet më 5 tetor 2018 në Bibliotekën Kombëtar ‘Pjetër Bogdani” nga ora 18:00.

Ndërsa në natë e parë të festivalit, 4 tetor 2018, që mbahet në Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, nga ora 20:00 do të lexojnë  autorët: Srdjan Tesin, Donika Dabishevci, Stefan Boskovic, Virion Graçi dhe Dimitar Samardjev.