Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Ferizajasi sulmohet fizikisht nga babai dhe vëllai

 

Një burrë nga Ferizaj ka pësuar lëndime trupore në këmbë, pasi është sulmuar fizikisht nga babai dhe vëllai i tij.

Policia njofton se dy të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkaq në konsultim me prokurorin, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.