Ferid Agani - Foto: Facebook

Ferid Agani Lirohet nga Detyra

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, e ka miratuar kërkesën e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, për ta liruar atë nga detyra e ministrit.

Këtë vendim, kryeministri Mustafa e mori sot.

Të premten Agani kishte kërkuar nga Mustafa që ta lirojë nga detyra pasi një ditë më parë ai u gjet në mesin e 64 të akuzuarve ndaj të cilëve prokuroria ngriti aktakuzë për aferën “Stentat’, që lidhet me trajtimin e të sëmurëve në spitalet private brenda dhe jashtë Kosovës gjatë kohës sa Agani ishte ministër i Shëndetësisë në mandatin e kaluar të qeverisë.

http://kallxo.com/ferid-agani-kerkon-lirim-nga-detyra/

http://kallxo.com/ferid-agani-dhe-daut-gorani-flasin-per-aktakuzen-e-stentave/

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-ferid-aganit-dhe-63-personave-te-tjere/