Është hapur zyra për këshilla juridike falas në Suharekë

Në objektet e Qendrës sociale në komunën e Suharekës, këto ditë është hapur zyra për këshilla juridike falas.

Ajo funksionon si Agjencion ose institucion i pavarur.

Personi zyrtar është Veton Halili, i cili punon dy ditë në javë, të marten dhe të mërkurën nga ora 8.00 deri ora 16.00.

“Qytetarët e interesuar dhe ata që kanë nevojë për këshilla juridike, tash e tutje kanë ku të drejtohen”, thuhet në njoftimin e komunës së Suharekës.