Realizimi i premtimeve për sigurinë publike në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në kohën kur po garonte edhe për një mandat të ri ishte pyetur në DebatPernime për planet e tij për siguri publike.

Muharremaj në vitin 2021 ishte lavdëruar për zbatimin e normës për psikolog dhe pedagogëve nëpër shkollat e Suharekës.

“Sa i përket psikologëve dhe pedagogëve e kemi zbatu normën sa nxënës duhet me pas një psikolog. Nuk ka shkolla në komunën e Suharekës pa psikolog dhe pedagog” – thoshte kryetari suharekas. 

Mandej tregonte për planin emergjent, duke thënë se e kanë testuar disa herë.

Sa i përket dukurive negative, kryetari Muharremaj u shprehte i bindur se komuna që ai udhëheq nuk përballet me ekstremizëm. 

“Sa i përket dukurive negative, mundem me thanë që Komuna e Suharekës ka më së pakti. Ekstremizem nuk kemi. Kemi bashkëpunim me policinë. E kemi marrë një vendim shumë të ranë që u kanë atehërë që lokalet të gjimnazit që skanë mund me punu nxnësit ju kujtohet mirë kur e kemi marrë, aty ka pasur zhvillime të dukurive negative, pas një viti kemi marrë edhe një vendim shumë të rand, edhe me i mbledh nënshkrimet” –  ka thënë Muharremaj. 

Pas një viti, KALLXO.com ka kërkuar raportin nga kryetari Bali Muharremaj për zbatimin e planeve për siguri publike. 

Komuna e Suharekës është një prej komunave që preket shumë nga vërshimet dhe zjarri. 

Nga reshjet e mëdha që pësuan vërshime shumica e komunave në Kosovë në muajin nëntor, Bali Muharremaj thotë se e tejkaluan mjaftë mirë pasi kishin investuar në disa kanale për drenimin e ujërave atomosferike. 

Sipas tij, ndërtimi i këtyre kanaleve është kryer vitin e kaluar, dhe se po planifikon ndërtimin e një të riu për të cilin thotë se ka shpallur tender dhe se lënda është në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP).

“Për fat të mirë pasi kemi intervenu në tri kanale mtë mëdha në Suharekë, nuk kemi pasur vërshime janë investu diku 1 milionë euro. I kemi bërë kanale 1 kilometer 5 me 2 e gjysmë që me mundet me ra shi edhe tre muaj pa nderprerë, mundet me dalë prej lumit por nuk ka mundësi ashtu sic ka ndodhur përpara. Kemi bë kanal në rrugën e Reçanit që ka pasur gjithë vërshime, atë natë [21 nëntor] kam qenë në terren” – u shpreh ai.

Bali Muharremaj në rrjetin social “Facebook më datën 21 nëntor 2022 kishte postuar fotografi pasi kishte dalë në terren pas reshjeve të mëdha të shiut që pati atë ditë, duke theksuar se si në  Kanalin e Dybiqakut, e poashtu edhe në pjesë tjera sasia e ujit është sipas rrjedhes normale.

Sipas njoftimit të publikuar në e-prokurim me datën 25 nëntor 2022, Komuna e Suharekës ka dhënë kontratë për ndërtimin e shtretërve të lumenjëve dhe për mirëmbajtjen e tyre. Me kontratë në vlerë prej 46.990 euro është shpërblyer një grup i operatëorëve ekonomik.

Në anën tjetër, për përkrahjen e të rinjve, kryetari Bali Muharremaj e cilëson vitin 2022 si më të sukseshëm. 

Ai ka deklaruar kanë vendosur që të rinjtë ti shfrytëzojnë edhe pas orarit të gjitha sallat sportive edhe ato që janë në kuadër të shkollave.

“Të rinjtë jemi mundu që me i bartë te kultura dhe sporti, edhe në të gjitha sallat sportive kam marrë vendim që pas orarit të punës të shfrytëzohen nga të rinjtë edhe nëse i shkatërrojnë, më mirë t’i shkatërrojnë ato sesa familjen, ne i ndreçim” – u shpreh. 

“Momentalisht kemi lëshu sallën e sportit në Budakov, shumë shpejtë do ta lëshojmë në Suharekë, Girekovc, Leshan edhe në Suharekë të një shkollë fillore, po presim 5 mi përfundu salla sportive nëpër fshatra. Për vitin e ardhshëm kam planifiku buxhetin për sallë në Sopijë dhe   Edhe subvencionet i kemi rritë 300 për qind. Jemi kampion në futboll dhe basketboll, mendojmë edhe në volejboll. Buxheti është mjaftë i mirë. Kemi edhe f

Më 1 nëntor 2022, Komuna e Suharekës ka shpallur tendër për ndërtimin e parqeve rekroative sportive në Sopijë, Gelanc, Studençan, Samadrexhë dhe Komunë për fazën e dytë. Vlera e parashikuar e tenderi ka qenë 9 mijë e 600 euro.

Muharremaj thotë se kanë bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës. Sipas tij, i ka ofruar në gatishmëri që veturat zyrtare komunale t’i marrin në mënyrë që në mënyrë më të fshehtë t’i identikojnë problemet në shoqëri. 

Për ndriçimin publik në Suharekë, ai tha se nga 42 fshatra të Suharekës, 38 fshatra janë të mbuluara me rrjet të ndricimit publik, veçse shtoi se kanë vendim prej Qeverisë që për shkak të kursimit të enërgjisë elektrike të ndalet ndricimi në orën 23:00. 

“Për mu kjo është absurde, se edhe pas 23:00 ka lëvizje, qytetarët e ndjenë vetën më të sigurtë në fshatra. Por është vendim i qeverisë” – ka thënë ai.