Ekspozita ‘Velloja e kujtimit si dramë’ hapet sot në Galerinë ‘Qafa’

Galeria e Ministrisë së Kulturës, “Qafa’ hap sot në mbrëmje ekspozitën e piktores Jeta Kalaveshi, “Velloja e Kujtimit si Dramë”.

Ekspozita është kuruar nga piktorja Zake Prelvukaj, ndërsa prezantohen punimet më të mira të krijueses, Kalaveshi e cila përmes tyre shpreh preokupimin rreth humbjes së interesimit të të rinjve për leximin si pasojë edhe e rritjes së përdorimit të teknologjisë.

Rezultatet në këto vepra të paraqitura na tregojnë që sipas autores shumë pasuri shpirtërore duke filluar prej bibliotekave familjare dhe publike, si duket janë bërë problem për familjet e reja “bashkëkohore” të cilat marrin rrugën e riciklimit.