Ekspertja: Medikamente për shizofreni u hodhën në deponinë e Mirashit

Mbeturinat që hedhen në një ndër deponitë më të mëdha në Kosovë nuk po klasifikohen duke bërë që aty të hyjnë edhe medikamente që mund të jenë të rrezikshme nëse vijnë në kontakt me ujin.

Kështu vlerësoi Evelina Rathje, inxhiniere për ambient dhe hidrologe në GIZ-in gjerman  e cila ka renditur shumë parregullsi që sipas saj janë në menaxhimin e kësaj deponie.

“Problem në këtë deponi është mungesa e ndarjes së mbeturinave që hyjnë dhe si rezultat i kësaj gjejmë mbeturina të llojeve të ndryshme duke përfshirë mbetje medicinale që janë posaçërisht të rrezikshme veçanërisht për ujërat nëntokësore”, tha Rathje.

Ajo tregoi raste specifike ku kishin hasur në medikamente të rrezikshme në këtë deponi.

“Gjithmonë duhet të ketë procedurë të veçantë për mbetjet medicinale dhe nuk duhet të jenë në këtë deponi. Për shembull kemi një foto nga një kuti e barnave dhe kur analizohet mbishkrimi është një medicament për shizofreni me efekte të forta anësore dhe këtë nuk do të donit ta kishit afër ujit”, tha Rathje.

Në këtë emision, shkencëtarë dhe zyrtarë flasin lidhur me gjendjen e deponisë së mbeturinave në Mirash dhe masat që duhet ndërmarrë për evitimin e një katastrofe ambientale.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: