Edhe vitiasit do të kenë qasje në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Edhe qytetarët e komunës së Vitisë do të kenë qasje në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Sipas ministrit, kërkesa e qytetarëve të Vitisë për qasje në autostradën “Arbën Xhaferi” sot u plotësua.

“Qytetarë të Vitisë, më lejoni të ju informoj se në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit “Rruga 6” (Autostrada Prishtinë – Han i Elezit) me insistimin tim është futur në rend të ditës dhe më pas është marrë vendim që edhe Vitisë t’i mundësohet qasja në këtë autostradë”, ka shkruar ministri Hasani në profilin e tij në “Facebook”.

Ministri tha se kërkesën e qytetarëve të komunës së Vitisë e ka prezantuar edhe në mbledhjen e rregullt të Qeverisë të datës 21 maj.