FOTO - FACEBOOK Sami Lushtaku

Edhe presidenti Thaçi ia "thërret" prindin Kadri Veselit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me ish- kryetarin e Skënderajt, Sami Lushtakun kanë shkuar për vizitë tek Fazli Veseli, babai i kryetparlamentarit Kadri Veseli.

Lushtaku e ka vlerësuar lart Fazli Veselin duke e quajtur atë patriot, e po ashtu kujtoi kur gjatë luftës ishin strehuar tek ai.

“Gjatë viteve të ilegales, shumë familje na mbajtën me bukë e na strehuan sikurse të ishim anëtarë të familjes së tyre. Njëri nga ta është haxhi Fazli Veseli, babi i kryeparlamentarit Kadri Veseli. Së bashku me presidentin Hashim Thaçi, vizituam bacën Fazli, një burrë patriot që ndonëse në moshë të shtyer, qëndron i fortë fizikisht. Ai ende na këshillon që të vazhdojmë rrugën për zhvillimin e vendit, për të cilin kanë sakrifikuar shumë breza.”, ka shkruar Sami Lushtaku në Facebook.

https://kallxo.com/kadri-veseli-ia-therret-prindin-presidentit-thaci/

www.KALLXO.com