Objekti ku do të vendoset Gjykata Speciale | Foto: Wikimedia

E Rrezikshme Nisma për Ndryshimin e Ligjit për Specialen

Nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara e nënshkruar nga 43 deputetët është konsideruar e rrezikshme nga pesë organizata të shoqërisë civile.

“Kjo iniciativë është e rrezikshme, eksperiment i dëmshëm dhe i paprecedent në shtetndërtimin tonë”, thuhet në deklaratën e pesë organizatave.

Pesë organizatat kërkojnë përgjegjësi nga deputetët kur ndodhen para nismave të tilla.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës do te duhej të prezantojnë përgjegjësi shtetërore kur gjenden përballë këtyre iniciativave, e të cilat minojnë skajshmërisht kredibilitetin e shtetit dhe humbin besimin e partnerëve tanë”, thuhet më tutje në deklaratë.

Kundër kësaj nisme kanë reaguar disa herë edhe ambasadorët e ShBA-së dhe Britabnisë së Madhe.

Deklaratën e kanë nënshkruar:

FOL

KDI

ÇOHU

INDEP

D+