Ilustrim

Dyshimet për tregti të ndaluar me syze, ndalohet burri në Han të Elezit

180 palë syze me dioptri u gjetën në kabin e kombit të një të dyshuari në Han të Elezit.

Policia ka njoftuar se dje pas mesnatës kanë ndaluar personin në fjalë dhe i kanë konfiskuar syzet.

Kjo pasi sipas tyre i dyshuari nuk ka poseduar asnjë lloj dokumenti, por kishte deklaruar se i ka blerë në Bullgari.

Sipas njoftimit të Policië, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.