Konfiskimi i dy automjeteve dhe paketave me filtër të cigareve në Leposaviq. Foto: Policia e Kosovës

Policia konfiskon paketa me filtër të cigareve e dy automjete në Leposaviq

Dy automjete dhe disa paketa me filtër të cigareve u konfiskuan nga Policia e Kosovës në Kushtovë të Leposaviqit, përderisa të dyshuarit kanë thënë se malli është sjellë nga Novi Pazari i Serbisë.

Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:10, ku gjatë patrullimit policët kanë ndaluar tri automjete të dyshuara.

Tutje është thënë se gjatë realizimit të kontrollit të këtyre automjeteve është konstatuar se kanë të ngarkuar paketa me filtër të cigareve.

Në njoftimin e Policisë është thënë se sipas deklaratave të personave të dyshuar malli është sjell nga një person prej Novi Pazarit në fshatin Soqanicë të Leposaviqit, ku me pas ata e kanë ngarkuar mallin nëpër automjete me destinim Mitrovicën.

Policia tha se rasti është trajtuar nga njësitë e stacionit policor për mbikëqyrje të kufirit-Leposaviq.

Lidhur me rastin është tregohet se është njoftuar prokuroria kompetente dhe me urdhër të tyre janë konfiskuar dy nga automjetet dhe malli, përderisa rasti është iniciuar si ”tregti e ndaluar” dhe ka kaluar në procedurë të rregullt.

Konfiskimi i dy automjeteve dhe paketave me filtër të cigareve në Leposaviq. Foto: Policia e Kosovës