Leposaviq, sekuestrohet një sasi e madhe e birrave, cigareve e pijeve alkoolike pa dokumente

Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit Mitrovicë-Veri e Policisë së Kosovës kishte marrë informatë se në Leposaviq në depo të një supermarketi dyshohej dyshohej se kishte mallra pa dokumente përkatëse.

Lidhur me këto dyshime ishte njoftuar Njësiti Anti-Kontrabandë i Doganës së Kosovës, me të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depon e supermarketit, pronë e të dyshuarës me iniciale G.T. janë gjetur dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës provat si në vijim:

– 93 pako cigare me nga 25 boksa të llojit “Marlboro”, “LM”, “Winston”, “Davidov”;

– 71 arka birra të llojit “Tuborg” x 20 copë;

– 28 pako birra në kanaçe “Tuborg” x 24 copë;

– 58 pako alkool “Vranac” x 6 copë;

– 27 pako alkool “Rubin” x 6 copë;

– 45 pako birra “Zajeçar” x 24 copë;

Sipas njoftimit të Policisë, mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se e dyshuara G.T. dyshohet se ka kryer veprën penale – tregti e ndaluar.

Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt dhe mbetet të intervistohet më 22 dhjetor në prezencë të avokatit mbrojtës.

Hetimet lidhur me rastin mbeten në proces nga autoritetet kompetente.