Ilustrim, Foto: Policia e Kosovës

Policia i gjen mbi 300 kilogram mjaltë të dyshuarit në Viti

Një person është ndaluar nga policia në Gërlicë të Komunës së Vitisë nën dyshimin se po merrej me tregti të ndaluar.

Sipas policisë gjatë ditës së djeshme në veturën e të dyshuarit janë gjetur të ngarkuara 319 kilogramë mjaltë pa dokumentacion përkatës.

Vetura e ndaluar dhe mjalti janë dërguar në terminal doganor.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria e shtetit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.