Dy të lënduar në aksidentin në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, pranë pikës së karburanteve “Kastrati”.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, një “Passat” dhe një “Mercedes”.

Sipas zëdhënëses së policisë në rajonin e Prishtinë Florie Ahmeti, nga ky aksident kanë mbetur dy persona të lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.