Policia ne vendin e ngjarjes 1 foto KALLXOcom

Dy burra ia thyejnë këmbën një vajze në Prishtinë

 

Një grua ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur, derisa ishte duke ecur rrugës, mbrëmë rreth orës 20:20 në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit i kanë thyer njërën këmbë viktimës.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa, të dyshuarit janë në arrati.”, thuhet në raport.