Foto-ilustrim

Duke Ikur me Makinë të Vjedhur Ndeshet me Policinë

Policia në raportin e përditshëm njofton se ka arrestuar një person për vjedhjen e një makine.

Sipas policisë, këtë vjedhje e kishte raportuar pronari i makinës, ndërsa i dyshuari për vjedhjen e saj është ndaluar më pas.

Megjithatë, policia njofton se gjatë ndalimit, i dyshuari duke ikur me makinën që u raportua si e vjedhur, goditi një makinë të policisë.

“Policia ka arritur që të ndalojë të dyshuarin, mirëpo i dyshuari gjatë ndaljes ka goditur automjetin e policisë ku lëndime të lehta merr një pjesëtar i policisë dhe i dyshuari”, thuhet në raportin policor.

Të arrestuarit me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

Edhe në shkurt të këtij viti KALLXO.com kishte shkruar për një person që duke mos dashur të ndalej në një pikë kontrolli të policisë ishte ndeshur me makinën policore.

http://kallxo.com/godet-makinen-e-policise-duke-ikur-prej-saj/