Dhuna në familje - Foto: REL/Shutterstock

Drenas, burri rrahë gruan

Një rast i dhunës në familje është raportuar se ka ndodhur në Drenas.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 20:00.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij”, thuhet në raport.

Sipas PK-së, viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.