Foto: Ilustrim

Digjet shtëpia në Mitrovicë të Veriut

Në një shtëpi në Mitrovicën Veriore është raportuar se ka shpërthyer një zjarr.

Mbrëmë rreth orës 20 në ‘Lagjen e Doktorëve një grua ka raportuar se në njërën prej dhomave në shtëpinë e saj, ka shpërthyer zjarri ku është iniciuar rasti në fjalë.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz ndërsa rasti vazhdon të hetohet