Digjet një Shtëpi në Gjakovë, Lëndohet Pronari

Një shtëpi është djegur të enjten paradite në Gjakovë.

Drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Ahmet Hasi, konfirmoi për KALLXO.com këtë incident ndërsa tha se pronari i shtëpisë ka marrë lëndime meqë ka qenë brenda shtëpisë në momentin e shpërthimit të zjarrit.

“Shkaqet e zjarrit janë si pasojë e rrymës elektrike, së pari zjarri ka filluar te televizori dhe është shpërndarë në tërë shtëpinë. Pastaj një bombolë ka shpërthyer dhe ka bërë që zjarri ta kaplojë të gjithë shtëpinë dhe të digjet e tëra. Pronari i shtëpisë ka qenë brenda dhe ka pasur lëndime në dorë nga xhamat e dritareve. Njësitet relevante kanë qenë në vendin e ngjarjes së bashku me ambulancës dhe njësinë e zjarrfikësve”, tha Hasi.