Foto: Ilustrim

Digjen Gjashtë Lopë në një Stallë në Skenderaj

Gjashtë lopë kanë ngordhur nga zjarri që përfshiu një stallë në fshatin Kosterc të Skenderajt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:45.

Lajmin për ngordhjen dhe djegien e këtyre kafshëve e ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Përveç dëmeve materiale dhe ngordhjes së kafshëve nuk raportohet për persona të lënduar.

KALLXO.com raportoi edhe në mars për djegien e katër lopëve në një stallë që u përfshi nga zjarri.

http://kallxo.com/digjen-kater-lope-ne-nje-stalle/