Deputetët mbajnë 1 minutë heshtje për vdekjen e Hilmi Haradinajt

Kuvendi Kosovës i ka nisur punimet e sotme me një minutë heshtje për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj që vdiq dy ditë më parë.

Kjo u bë pas kërkesës së shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi.

“Mendoj që ndaj mendimin e të gjithë deputetëve, për mbajtjen e një minutë heshtje për patriotin, luftëtarin, babin e 4 gjeneralëve, z.Hilmi Haradinaj i cili u varros me nderime shtetërore dje”, tha Isufi.

https://kallxo.com/varroset-hilmi-haradinaj/