Takimi i Haradinajt me babanë e tij | Foto: Facebook

Hilmi Haradinaj në Zyrën e të Birit

Hilmi Haradinaj është takuar sot me Kryeministrin Ramush Haradinaj në zyrën e tij.

Fotografitë nga ky takim me dedikimin për babanë i ka postuar në Facebook Ramush Haradinaj.

“Ndonëse, i goditur pamëshirë nga rrufetë dhe i rrahur nga erërat e furishme të kohërave të rënda për popullin e Kosovës, ai e ruajti drejtpeshimin”, ka shkruar Haradinaj për babanë e tij.

Ramush haradinaj më tutje ka treguar se shumë gjëra të çmuara të jetës i ka mësuar nga babai i tij.

“Këto vlera janë të përhershme për mua.Jam shumë krenar që jam djali i tij.Falemnderit babë!”, ka shkruar Haradinaj.

Ramush Haradinaj ishte takuar edhe me nënën, motrat dhe kunatën e tij më 21 tetor.