Mbyllet e pamja për babanë e kryeministrit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot është mbyllur e pamja për babanë e tij, Hilmi Haradinajn

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka falenderuar të gjithë ata që shkuan për ngushëllime.

Ai ka përmendur me emër personalitete vendore e jashtë vendit si dhe diplomatë të huaj të akredituar në Kosovë.

“Ardhja juaj masive nga të gjitha hapësirat shqiptare për ngushëllime në familjën tonë në Gllogjan, si dhe mesazhet e thirrjet e panumërta telefonike, janë vlerësim për rrugën jetësore të babait tonë Hilmi Haradinaj. Qofshi të nderuar!”, shkroi Haradinaj.

https://kallxo.com/ka-vdekur-babai-i-kryeministrit-haradinaj/

Babai i kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj, ka të shtunën pas një sëmundje të gjatë.