Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi: Hilmi Haradinaj i dha shumë Kosovës

Pas vdekjes së Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar president i Kosovës, Hashim Thaçi.

Për të ndjerin, presidenti ka thënë se ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë.

Ky është postimi i plotë i presidentit Thaçi në profilin e tij në “Facebook”:

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi. Ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë. Baca Hilmi përballoi shumë sfida në jetë. Ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Haradinaj, familjarëve dhe gjithë miqve të tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.”