Vdekja e Hilmi Haradinajt, Pacolli ngushëllon tërë Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pacolli në një postim në profilin e tij në “Facebook” tha se Hilmi Haradinaj dha gjithçka për Kosovën.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Haradinaj dhe tërë Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Baca Hilmi dha gjithçka për Kosovën. Ai sot nuk është në mesin tonë, fizikisht, por kujtimi i tij do të jetë i paharruar. Ngushëllimet e mia më të thella familjes Haradinaj, Gllogjanit dhe tërë Kosovës!”