Varroset Hilmi Haradinaj

Me nderime të larta shtetërore është varrosur sot Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai është varrosur ditën e sotme në varrezat e Kompleksit Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan.

Qytetarë të shumtë, personalitete politike e përfaqësues shtetërorë kanë bërë homazhe për Hilmi Haradinajn.

Komuna e Deçanit bashkë me shoqatat e dala nga lufta të zonës së Dukagjinit, e kanë organizuar ceremoninë e varrimit të tij.

Ai është përcjellë për në banesën e tij të fundit, me nderime ushtarake.

Daut Haradinaj, pas varrimit, në një postim në Facebook, ka thënë se me nderime shtetërore e kombëtare po e përcjellin babain e tij, për tek djemtë, bashkëudhëtarët dhe shokët e tij.

Hilmi haradinaj është babai i dëshmorëve Luan e Shkëlzen Haradinaj.

“Rruga e mundimshme dhe me shumë sakrifica, sado të mëdha, kur bëhet për vend, është vlerë të cilën sot po ta çmon me plot respekt populli Yt Hilmi Haradinaj. Pusho në qetësi plak, se e di se nuk e ke pasë lehtë me ne!”, shkroi ai në Facebook.

Babai i kryemnisitrit Haradinaj kishte disa ditë që po trajtohej në spital.