Deputetë Gjermanë në Komunën e Prishtinës

Komunikata e komunës bën të ditur se grupi i deputetëve gjermanë ishin nga Landi Nordrhein Westfalen.

 

Sipas komunikatës deputetet gjermanë ishin të interesuar të dinin se si kryetari Shpend Ahmeti po ia del të luftojë korrupsionin dhe si po e udhëheq kryeqytetin me buxhetin që ka.

“Kryetari Ahmeti, tha se me një vetëmohim politik përkundër shumë sfidave është arritur që të adresohen problemet dhe nevojat e qytetarëve,” thuhet në komunikatë.

Komunikata shpjegon se Ahmeti gjatë këtij takimi shpalosi disa nga projektet e ardhshme të cilat priten të funksionalizohen gjatë viteve në vazhdim.

Kryetari i Prishtinës u tregoi mysafirëve për planet e hapjes së çerdheve të fëmijëve në disa lagje të Prishtinës, punimeve të ardhshme në rrafshin e infrastrukturës, si dhe ndërtimit të fabrikës së ujit në Shkabaj që është projekt i përbashkët i komunës, Kompanisë së Ujësjellësit dhe KFW-së gjermane që do ta përmirësojë furnizimin me ujë jo vetëm për Prishtinën, por në nivel regjional.