Nawaz Sharif, ish- kryeminisër i Pakistanit

Dënohet për korrupsion ish-kryeministri i Pakistanit

Ish-kryeministri i Pakistanit, Nauaz Sharif, është dënuar me 10 vite burg për korrupsion. Kështu ka raportuar gazeta britanike “The Guardian”.

Rasti për të cilin është dënuar Sharif ka të bëjë me disa banesa në kryeqytetin britanik.
“Zyra Kombëtare për Llogaridhënie (ZNL), gjykata anti-korrusion e Pakistanit, ka ardhur në përfundim se Sharif dhe familja e tij kanë bërë shpërlaje parash në vitet e 90-ta për t’i paguar 4 apartamente luksoze në “Park Lane” në Londër, duke u bazuar në pretendimet e ri-shfaqura nga skandali i Panamasë (Panama Papers)”, ka shkruar “The Guardian”.

https://kallxo.com/panama-papers-zbulon-llogarite-e-personaliteteve-te-ballkanit-ne-parajsat-fiskale/

Gjithashtu, “The Guardian” tregon se gjykata e ka dënuar edhe të bijën e Sharif, Mirjamin, me 7 vite burgim (për kapje apo trashëgim të pushtetit të babait të saj). Është dënuar edhe familja e tij me mbi 11 milionë euro dhe konfiskim të pronave në “Park Lane”.

Vëllai i Nauaz Sharif, Shahbaz Sharif, i ka mohuar akuzat.

“Kombi pakistanez dhe Lidhja Myslimane e Pakistanit (partia e Nauaz) nuk e pranojnë këtë vendim…Ky është kapitull i errët për historinë e këtij shteti. Nuk ka pasur asnjë provë konkrete ligjore përgjatë të gjithë rastit”, ka thënë Shahbaz Sharif sipas “The Guardian”.

Ngjashëm me të vëllain, i dënuari, sipas “The Guardian”, 68 vjeçari pretendon se dënimi i tij është komplot i mbështetur nga ushtria, që sipas tij janë përpjekje e ish-diktatorit Gen Pervez Musharraf për të fituar kontroll në vend. The Guardian raporton se Sharif pritet të bëjë ankesë ndaj këtij vendimi.