Fetullah Gulen - Foto: REL/Reuters

Deklarohet Gulen për Arrestimin e Njerëzve të Tij në Kosovë

Udhëheqësi FETO-s, kleriku Fethullah Gulen sot për herë të parë ka komentuar arrestimin dhe deportimin e gjashtë njerëzve të tij nga Kosova, duke e quajtur këtë një veprim banditesk.

Në një intervistë të publikuar nga “Aksham”, Gulen e ka quajtur banditeske mënyrën e kapjes së gulenistëve në Kosovë.

“Banditët po kidnapojnë njerëz në Kosovë. Dhe kur po them banditë, dikujt mund t’i duket si diçka e lehtë. Ky është banditizëm i pastër. Siç është kidnapimi në Pakistan banditëzm i pastër. Në Myanmar është banditizëm i pastër. Mandej diku vrasje, diku lënie pa zot në mal. Këto të gjitha i kanë bërë. Këto veprime nuk i kanë bërë as tradhtarët që kanë pushtuar Stambollin në të kaluarën” ka thënë Gulen.

Imami mysliman është personi kryesor i akuzuar nga Turqia për organizimin e grusht-shtetit të dështuar në korrik të vitit 2016, por ShBA nuk ka pranuar ta ekstradojë në Turqi Gulenin, pasi nuk është bindur në provat e dërguara nga Turqia për përfshirjen e tij në grusht-shtet./21Media