Turqia shkarkon 43 guvernatorë për lidhje të pretenduara Gyleniste
Ministria e brendshme e Turqisë ka shkarkuar 43 guvernatorë vendorë për shkak të lidhjeve të tyre të pretenduara me rrjetin e klerikut Fetullah Gylen, për të cilin Ankara thotë se qëndronte prapa një përpjekje të dështuar për grusht shtet në vitin 2016.
43 guvernatorë qendror dhe zëvendës të krahinave u shkarkuan të hënën dhe të martën nga Ministria e Punëve të Brendshme për shkak të pretendimeve për lidhje me klerikun me qëndrim në Amerikë, Fetullah Gylen, për të cilin qeveria e Turqisë deklaron se është prijës i një rrjeti përmbysës.
“Si shtet, ne e dimë pse janë shkarkuar,” tha Oktay Memis, guvernator krahinor i Erzurumit, rrethinë prej së cilës u shkarkuan tre guvernatorë, në një konferencë për shtyp të martën.
Pjesa më e madhe e guvernatorëve po shërbenin në Turqinë lindore dhe disa prej tyre po shërbenin edhe si kryebashkiakë të besuar pasi qeveria turke shkarkoi kryetarët e komunave nga Partia Demokratike e Popullit, parti pro-kurde, për shkak të lidhjeve të pretenduara me partinë e jashtëligjshme të punëtorëve të Kurdistanit, PKK.
Shkarkimet erdhën pas një hetimi të madh nga Ministria e Punëve të Brendshme. Agjencia e lajmeve Demiroren në Turqi raportoi se janë edhe 120 guvernatorë në një “listë të zezë”.
Më shumë se 30,000 mijë njerëz në Turqi janë në burg si shkak i lidhjeve të tyre te pretenduara me rrjetin e Gylenit.