Arkiv - Ushtarë turq po ruajnë zonën ndërsa mbështetës të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan protestojnë në sheshin Taksim në Stamboll pas tentativës për grusht shteti më 16 korrik 2016. (AP Photo/Emrah Gurel)
Turqia arreston 177 ushtarë për lidhje të supozuara me Gylenin
Pas gati katër vitesh që nga dështimi i përpjekjes për grushtshtet, autoritetet turke kanë zhvilluar operacione në shkallë të gjerë për arrestimin e ushtarëve që pretendohet se ishin përkrahës të klerikut Fetullah Gylen, për të cilin pretendohet se qëndron pas përpjekjes për rrëzimin e qeverisë.
Focat policore dhe të sigurisë deri tani kanë ndaluar 177 ushtarë në operacione mbarëkombëatre për të arrestuar anëtarë të dyshuar të rrjetit të Fetullah Gylenit, të cilin Ankaraja zyrtare e akuzon për orkestrimin e grushtshtetit të dështuar në vitin 2016.
Zyret e prokurorëve në Izmir, Ankara dhe Stamboll kanë lëshuar urdhër arreste për 242 të dyshuar, shumica prej të cilëve janë pjesë e ushtrisë dhe oficerë të gjandarmërisë përfshirë disa kapitenë, majorë dhe kolonelë.
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan akuzon Gylenin dhe rrjetin e tij për krijimin e një strukture paralele brenda shtetit dhe orkestrimin e grushtshtetit të dështuar më 15 korrik 2016.
Në total, më shumë se 125 mijë shërbyes publik janë shkarkuar dhe 511 mijë njerëz janë ndaluar apo arrestuar, kurse më shumë se 30 mijë janë ende në burgje për lidhje të supozuara me rrjetin e Gylenit./BalkanInsight