Turqi - foto arkivi
Turqia urdhëron arrestimin e rreth 300 ushtarakëve për lidhje me Fethullah Gulenin
Zyra e Prokurorit në Turqi urdhëroi arrestimin e 295 ushtarakëve, nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e një përpjekjeje për puç në vitin 2016.
Deklarata e prokurorit, e lëshuar të premten, thotë se ata që përballen me arrestim, përfshijnë: tre kolonelë, tetë majorë dhe dhjetë togerë.
Policia e nisi operacionin për arrestim një orë pas mesnatës.
Gulen e ka mohuar çdo përfshirje në përpjekjen për grushtshtet, që ka ndodhur më 15 korrik të vitit 2016.
Gulen, ish-aleat i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara qysh në vitin 1999.
Mbi 77,000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjykimit për pjesëmarrjen e dyshuar në puçin e dështuar.
Autoritetet kanë pezulluar ose shkarkuar nga puna mbi 150,000 shërbyes civilë dhe ushtarakë, për të njëjtat dyshime.
Erdogan është akuzuar për shfrytëzimin e përpjekjes për puç si pretekst për të shtypur kundërshtarët.