Ilir Deda | Foto: KALLXO.com
Deda: T’i kthehemi traditës shqiptare të konsensusit
25.4.2018 - 16:32
Pas tryezës së partive, deputeti i Alternativës Ilir Deda kërkoi që politika shqiptare t’i kthehet traditës së konsensusit.
“Duhet t’i kthehemi traditës së politikës shqiptare që është për të pasur konsensus për tema të mëdha”, tha Deda.
Ai tregoi se në takimin e subjekteve politike, Alternativa propozoi takime më të shpeshta se një herë në javë.
“Ne si Alternativë kemi propozuar që distanca në mes takimeve të mos jetë javore, por më e shpeshtë”, tha Deda.