Deda: Qeveria me opozitën duhet ta udhëheqin dialogun

Ilir Deda nga Alternativa tha se ka qenë momenti i duhur që sot të votohet rezoluta.

Ai tha se presidenti nuk duhet ta udhëheq këtë dialog, por qeveria së bashku me opozitën ta krijojnë një delegacion.

“Sistemin politik të Kosovës është vetëm qeveria që mund ta bëjnë këtë punë. Ne nuk mund të dalim jashtë sistemit politik të vendit tonë”, tha Deda.