Foto: Ilustrim

Deçan, inspektorët gjejnë mallra me afat të skaduar në dy lokale

Policia e Kosovës ka njoftuar se inspektorët e ATK-së dhe inspektorët e tregut, kanë bërë kontrollimin e dy subjekteve afariste, ku kanë gjetur mallra me afat të skaduar dhe produkte pa prejardhje.

Sipas Policisë, lidhur me rastet, dy pronarët e lokaleve janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 

Ngjarja ka ndodhur të mërkuren rreth orës 10:30.