ILUSTRIM: Arrestimi i një të dyshuari- Policia e Kosovës

Deçan, i dehuri ofendon dhe sulmon policët

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është regjistruar në orët e para të ditës së djeshme në rr. “Luan Haradinaj”, në Deçan.

Në raportin e saj të përditshëm, Policia njofton se është arrestuar i dyshuari, i cili në gjendje të dehur ka ofenduar dhe i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në detyrë.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.