Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor në Vushtrri

Një zyrtar i Policisë së Kosovës ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik që dyshohet se ndodhi ndaj tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemaili” në Vushtrri më 07.03.2024 në 14:48h.

Për rastin, siç është njoftuar në raportin policor, është arrestuar një person i dyshuar.

PK ka thënë se nuk dihet se cilat ishin motivet që e shtynë të dyshuarin deri në kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Po ashtu është thënë se zyrtari policor që mbeti i lënduar ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, gjithmonë duke iu referuar Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.