Sulmohet një polic në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 28.02.2024 është arrestuar një person nën dyshimet se duke mos i zbatuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë, pak para mesnatës, në ora 23:20.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se policit që është sulmuar i janë shkaktuar lëndime trupore, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.

PK njofton se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt  hetimore.