Dardan Molliqaj: Nuk Ka As Polici e As AKI Që Guxon Të Veprojë Pa Urdhër Politik

Duke folur për deportimin e gjashtë shtetasve turq që kanë pasë leje qëndrimi nga institucionet e Kosovës, deputeti i GDP-së, Dardan Molliqaj tha se nuk ka as polici e as AKI që guxon të bëjë veprim të tillë pa urdhër nga dikush.

“Nuk ka as polici, as AKI që guxon me marrë ni vendim të tillë, pa i thonë dikush bone”, tha ai.

Molliqaj tha se nëse ky person nuk është Presidenti, Kryeparlamentari a Kryeministri, atëherë shtrohet pyetja se kush është personi që ka dhënë urdhër.

“Kush qëndron pas këtij vendimi? Ose jeni duke na mashtruar ose nëse jeni të sinqertë problemi veç thellohet ngase kemi dikën që i urdhëron institucionet e shtetit deportimin e qytetarëve turq pa e ditë shteti”, tha Molloqaj.