Takimi i Haradinajt me zyrtaren amerikane Cooper | Foto: ZKM

Cooper: SHBA do t’i Qëndrojë Përkrah Kosovës

Zëvendës-ndihmës-sekretarja e mbrojtjes së ShBA-së Laura Cooper, sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit në një takim me Ramush Haradinajn e siguroi atë se Amerika “do të vazhdojë ta mbështesë dhe të qëndrojë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj”.

Sipas komunikatës, Haradinaj i kërkoi zyrtares amerikane që SHBA-ja të përfshihet në fazën  përfundimtare të dialogut Kosovë- Serbi.

“Haradinaj tha se në fazën përfundimtare të dialogut dhe në përmbyllje të tij është e domosdoshme përfshirja e SHBA-së si garantuese e procesit së bashku me BE-në”, thuhet në komunikatë.

Haradinaj gjithashtu kërkoi mbështetjen e Amerikës për anëtarësim në organizatat e sigurisë.

“Anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare i Kosovës, përfshirë mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, është me rëndësi të veçantë për të krijuar stabilitet dhe theksoi se ndihma e SHBA-së në këtë fushë është e domosdoshme”, vijon komunikata.

Ai i tregoi zyrtares amerikane se transformimi i FSK-së “do të bëhet në koordinim të ngushtë me SHBA-në. Ai tha se FAK do të jetë një forcë e ndërtuar mbi standardet ndërkombëtare, shumëetnike dhe e profesionalizuar”.

Haradinaj foli edhe për rëndëdinë e pjesëmarrjes së FSK-së në operacione paqeruajtëse.

Sot Cooper u takua edhe me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha.

http://kallxo.com/cooper-e-duam-kosoven-prosperitet/