CHWB publikon studimin mbi rrezikun muzeve nga zjarri

Organizata Ndërkombëtare Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB, dega Kosova ka publikuar studimin rreth vlerësimit të rrezikimit nga zjarri në muzetë e Kosovës, “Vlerësimi i rrezikut nga zjarri në Muzetë e Kosovës”.

Sipas autorëve Charlotte Fafet dhe Erinë Mulolli– Zajmi qëllimi i studimit është vlerësimi i gjendjes ekzistuese të muzeve të Kosovës në kuptim të ekspozimit dhe të ndjeshmërisë ndaj zjarrit.

Ky vlerësim, sipas tyre, do të ndihmojë për të definuar se cilat janë kapacitetet dhe dobësitë e muzeve të Kosovës për t`u përballur me rreziqet ndaj zjarrit.

Identifikimi i qartë i asaj se çka mungon në muze do të ndihmojë në definimin e zgjidhjeve specifike të kontekstit, që do të përmirësojë aftësinë rikuperuese të muzeve të Kosovës dhe të koleksioneve të tyre në raste të zjarrit.

Përmes këtij studime po ashtu ofrohen informata të hollësishme mbi rrezikun nga zjarri, për të kuptuar më mirë se në çfarë mënyrash mund të rrezikohen asetet e trashëgimisë kulturore nga zjarri. Por edhe shembuj për masat që duhen ndërmarrë për të zvogëluar gjasat, si dhe pasojat në raste të zjarrit.

Studimi i CHWB-së, rreth përballje së mundshme të muzeve të Kosovës me zjarrin dhe mënyra për eliminimin e këtij rreziku, vejnë disa javë pas zjarrit katastrofik që goditi Kishën Note Dam në Francë.