‘Heritage Space’ krijon 5 libra për persona me nevoja të veçanta

Në kuadër të projektit “Qyteti në miniaturë” janë krijuar 5 libra për persona të verbër dhe me shikim të dobësuar.

Këta libra janë shpërndarë në Shkollën Speciale për të verbër në Pejë, në Shoqatën e të Verbërve në Prishtinë dhe në Graçanicë.

CHwB, dega në Kosovës përmes një njoftimin në Facebook, njofton se në këto libra janë prezantuar dhe printuar në 3D, 13 monumente të trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit me një përshkrim të shkurtër historik në gjuhën braile.

“Këto komunitete deri më tani kanë pasur një imazh të trashëgimisë vetëm përmes tregimeve të treguara nga të tjerët. Përmes këti libri të iniciuar nga Fitore dhe Nëntore Rexhepi është plotësuar fotografia në mendjet e tyre dhe është krijuar një lidhje më të ngushtë emocionale me monumentet e trashëgimisë kulturore”, thuhet në njoftimin e CHwB-së.

Projekti u realizua në kuadër të platformës “Heritage Space’ që implementimet nga CHwB Kosova.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore” i zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP Kosovo) dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe Qeverise Suedeze.