Shtëpia e miqve, shekulli XVIII- Muzeu Etnologjik. Foto: Facebook/Muzeu Etnologjik.

'CHwB' mundëson shëtitje virtuale në Muzeun Etnologjik

Organizata CHwB ka lansuar projektin “Ecja virtuale”, përmes së cilit mundëson një vizitë virtuale në Muzeun Etnologjik të Prishtinës,“Emin Gjiku”.

Përmes një njoftimin në Facebook, CHwB bën të ditur se projekti, “Ecja Virtuale” është ideuar dhe zhvilluar nga Petrit Ibrahimi.

Vizitën virtuale në Muzeun Etnologjik mund ta realizoni duke klikuar në LINK.

Pamjet që do të shfaqen përmes këtij linku janë realizuar në 2016.

“Projekti ‘Ecja Virtuale’ është ideuar dhe zhvilluar nga Petrit Ibrahimi, ndërsa përcjellët nga tinguj dhe zëra të instaluar në muze në kuadër të projektit, ‘Haptic Space’ nga Anyla Berisha. Pamjet 360 shkallë, mundësia për të klikuar çdo artefakt dhe tingujt në sfond mundësojnë përjetim të veçantë për vizitorin virtual”, thuhet në njoftimin e CHwB.

Po sipas CHwB, “Ecja virtuale” është realizuar në kuadër të projektit “Heritage Space”.

Muzeu “Emin Gjiku” strehon një koleksion të gjerë të veshjeve tradicionale, si dhe vegla, elemente të dorës dhe mjete të tjera të përdorura në jetën e përditshme të cilat përfaqësojnë mënyrën e jetës gjatë periudhës osmane në Kosovë.