Pamje nga një edicion i kaluar i festivalit “Zambaku i Prizrenit” – Foto: Facebook/ZambakuiPrizrenit

Caktohet këshilli organizativ i festivalit 'Zambaku i Prizrenit'

Komuna e Prizreni ka zgjedhur këshillin organizativ për festivalin “Zambaku i Prizrenit”.

Komuna ka njoftuar përmes një komunikate se cilët janë anëtarët e këshillit organizativ të këtij festivali.

Besim Berisha, Alma Lleshi, Malbora Krajku, Nazim Tara, Alba Cakalli, Dafina Alishani dhe Sazan Cukaj do të organizojnë edicionin e 30-të të “Zambakut të Prizrenit”.

“Sot, me datën 13.3.2019, është mbajtur takimi i këshillit organizativ të festivalit “Zambaku i Prizrenit”. Ky është takimi i parë i këtij këshilli, që nga vendimi për emërtim të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Këshilli përbëhet nga anëtarët profesionistë të kësaj lëmie: Besim Berisha, Alma Lleshi, Malbora Krajku, Nazim Tara, Alba Cakalli, Dafina Alishani dhe Sazan Cukaj. Këshilli organizativ do të merret me organizimin e edicionit jubilar të 30-të të festivalit “Zambaku i Prizrenit”, thuhet në komunikatën e komunës.

Edhe pse ky festival është mbajtur vit pas viti që nga krijimi i tij, viti 2018 e gjeti pa një organizim të tillë.

KALLXO.com kishte raportuar se si mos mbajtja e festivalit kishte nxitur reagime të shumta nga opozita në Prizren.

https://kallxo.com/a-po-thahet-zambaku-i-prizrenit/

www.kallxo.com