Zv.ministri i FSK-së - Foto: Facebook

Burim Ramadani: Presioni i Serbisë ndaj serbëve të Kosovës është i padrejtë dhe vulgar

Zëvendësministri i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj siç e ka quajtur ai presion të Serbisë ndaj serbëve të Kosovës.

Sipas tij, presioni i tillë është duke u rritur çdo ditë dhe është i papranueshëm, ndërsa këtë presion ai e quan të padrejtë dhe vulgar.

“Presioni i Serbisë ndaj serbëve të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm. Komuniteti serb në Kosovë po rrit çdo ditë e më shumë besimin në institucionet e sigurisë së Kosovës, përfshirë këtu edhe në FSK. Ndërsa, Serbia po rrit presionin ndaj tyre, në mënyrë krejtësisht të padrejtë dhe vulgare”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Ai shtoi se FSK është shtëpi për të gjitha komunitetet.